Ukraina dhe Rusia bien dakord për shkëmbimin e të burgosurve

2019-07-17 09:43:33 CRI Komenti juaj Printoni

Një zyrtar i lartë ukrainas njoftoi se vendi i tij dhe Rusia kanë rënë dakord që muajin e ardhshëm të shkëmbejnë të burgosurit nga konflikti në Ukrainën lindore.

Forcat e Kievit kanë luftuar me separatistët pro-rusë në rajonin Donbass të Ukrainës lindore që nga viti 2014.

Vadym Prystaiko është zëdhënësi i zyrës së presidentit ukrainas.

"Kemi rënë dakord për shkëmbimin e një numri të caktuar të të kapurve gjatë një muaji. Sipas presidentit Zelenskiy numri do të jetë rreth 10-10, ose 15-15, edhe pse ne i mbajmë opsionet tona të hapura për numrin e njerëzve".

Në shkëmbimin e fundit të të burgosurve realizuar në dhjetorin e vitit 2017, Ukraina dorëzoi rreth 300 separatistë pro-rusë dhe mori rreth 70.

Por, prej asaj kohe mosmarrëveshjet kanë penguar çdo shkëmbim të mëtejshëm.

Megjithatë, nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm nga Moska për marrëveshjen.

Rusia mban ende dhjetëra të burgosur ukrainas nga konflikti, ndërkohë që ende nuk dihet sa rusë po mbahen në Ukrainë. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore