Kinë, uji në 377 lumenj rritet mbi nivelin e alarmit

2019-07-15 11:11:21 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas të dhënave nga Ministria e Burimeve Ujore e Kinës, uji në 377 lumenjtë e vendit ka arritur mbi nivelin e alarmit, duke shkaktuar përmbytje.

Kjo shifër është 80 për qind më e lartë se të dhënat vjetore të regjistruara prej vitit 1998, kur Kina u godit nga përmbytje të mëdha.

15 prej lumenjve kanë regjistruar rritjen më të lartë në histori të nivelit të ujit.

Autoritetet kineze paralajmëruan gjithashtu se pritet të ketë reshje të shumta në rajonet jugore dhe veriore në mes të gushtit si dhe dy ose tre tajfune. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore