Pentagoni komunikon me Turqinë lidhur me sistemin F-35

2019-07-15 11:04:14 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Mark Esper, njoftoi se ShBA-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për avionët luftarakë F-35.

Pas transportimit të sistemit S-400 në Turqi të premten, Esper planifikoi një bisedë telefonike me homologun turk Hulusi Akar.

"Para se të nisim, më lejoni të them se kemi dijeni që Turqia ka marrë sistemin S-400. Pozicioni ynë lidhur me F-35 nuk ka ndryshuar dhe unë do të flas me homologun tim turk, ministrin Akar, këtë pasdite. Do të ketë më shumë për të ndjekur pas asaj bisede."

Esper i tha homologut turk në muajin qershor në Bruksel se, Turqia nuk mund të kishte avionë luftarakë F-35 nëse do të pajisej me sistemin rus të mbrojtjes raketore. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore