Sipërmarrjet e reja në agrobiznes, mundësi për investime dhe punësim

2019-07-12 09:40:01 CRI Komenti juaj Printoni

Agrobiznesi po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e biznesit për sipërmarrje të reja.

Produktet e bimëve mjekësore e aromatike (BMA) dhe fruta-perimeve, së bashku po udhëheqin rritjen e eksporteve shqiptare, duke zënë rreth 42% të totalit të vlerës së eksportit, në kategorinë e ushqimit, pijeve dhe duhanit, si dhe me rritje në vëllime dhe vlerë, nga viti në vit.

Për vetë ritmet e rritjes dhe potencialin që bart, ky sektor po tërheq vëmendjen e sipërmarrjeve të reja që po shtojnë investimet dhe po shtojnë numrin e të punësuarve.

Në sektorin e grumbullimit të bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA) janë të angazhuar rreth 100,000 familje rurale në shkallë vendi, të cilat sigurojnë të ardhurat nga vjelja dhe grumbullimi i BMA-ve.

Rreth 95% e prodhimit të përgjithshëm të BMA-ve eksportohet, duke përfaqësuar 20% të vlerës së eksporteve bujqësore të vendit

Ndërsa zinxhiri i vlerës së këtij sektori, përbëhet kryesisht nga: 35 shoqëri përpunuese dhe eksportuese në shkallë vendi, prej të cilëve 15 eksportues të mëdhenj; 150 grumbullues lokalë në shkallë vendi, prej të cilëve 10 grumbullues rajonalë. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore