Kinë-BE, marrëdhëniet dypalëshe janë të parashikueshme me ndryshimin e liderëve

2019-07-10 11:36:36 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 7 korrik, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping i telefonoi kryeministrit belg Charles Michel për ta uruar për marrjen e detyrës së tij të re si kryetar i Këshillit Europian. Xi u shpreh që Kina mbështet rolin e rëndësishëm të Europës në çështjet ndërkombëtare dhe është e gatshme të nxisë partneritetin me BE-në në fushat e paqes, rritjes ekonomike, reformës dhe kulturës. Kjo tregon dëshirën aktive të Kinës për nxitjen e bashkëpunimit Kinë-BE.

Sivjet është viti i ndryshimit të liderëve politikë të BE-së. Në samitin e posaçëm të BE-së, kanë dalë emrat e 4 posteve kryesore të BE-së.

Dy gra elitare kanë hyrë në bordin drejtues të BE-së, gjë që do të sjellë elemente të reja për politikën europiane. Gjermania dhe Franca janë fitueset kryesore. Pas mbi 50 vjetësh, Gjermania rifitoi postin e liderit në rang europian dhe Franca ka treguar ndikim të bollshëm në të gjithë strukturën e burimeve njerëzore. Kjo tregon që gjendja e integrimit të Europës me Gjermaninë dhe Francën në krye do të vazhdojë.

Tani, europa po përballet me sfida të shumta. Nga njëra anë, kriza e refugjatëve dhe çështja e Brexit-it dhe nga ana tjetër rimëkëmbja e dobët ekonomike. Rinovimet teknologjike dhe aftësia konkurruese industriale janë në rënie dhe mosmarrëveshjet tregtare BE-ShBA janë në vazhdim. Në këtë gjendje, forcimi dhe shtimi i bashkëpunimit me Kinën padyshim është një nga politikat e rëndësishme të BE-së. Prandaj, ekziston një parashikim optimist për marrëdhëniet Kinë-BE, parashikim që bazohet tek zgjerimi i interesave të përbashkëta të dy palëve.

Në pranverën e vitit 2019, presidenti kinez Xi Jinping dhe kryeminitri Li Keqiang bënë vizita në BE. Në samitin e 21-të Kinë-BE të zhvilluar në prill, dy palët ritheksuan nxitjen e partneritetit në paqe, rritje ekonomike, reformë dhe kulturë si dhe hartimin e përbashkët të planeve për bashkëpunim pas vitit 2020. Nga ky prizëm, ndryshimi i udhëheqësve të BE-së nuk do të ndikojë bashkëpunimin dypalësh, por mund të shtojë energji të re në këtë drejtim.

Kina dhe BE-ja ndajnë kërkesa të njëjta kur bëhet fjalë për mbrojtjen e paqes. Dy palët kanë bashkëpunim të thellë në ekonomi dhe reformë dhe në kulturë po shtojnë pandërprerë bashkëpunimin.

Tani, bota përballet me ndryshime të reja në 100 vitet e fundit. Kina shpreson të punojë së bashku me udhëheqjen e re të BE-së në 5 vitet e ardhshme për ngritjen në një nivel të ri të partneritetin strategjik dhe për zgjerimin e "tortës" së bashkëpunimit. Kjo përputhet me interesat e dy palëve dhe është në dobi të paqes dhe lulëzimit të botës. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore