Disa politikanë britanikë, deklarata të gabuara mbi Hong-Kongun

2019-07-05 19:19:20 CRI Komenti juaj Printoni

Më 1 korrik në Hong-Kong, një grup ekstremistësh bllokoi rrugën kryesore, si edhe sulmoi në mënyrë shumë të dhunshme godinën e Këshillit Legjislativ. Disa politikanë britanikë kanë shfrytëzuar Deklaratën e përbashkët Kinë-Britani, duke deklaruar që mbështesin qytetarët hongkongas të mbrojnë lirinë e fituar nga Britania.

Këto deklarata bien ndesh me faktet, opinionin publik, kanë shumë të meta dhe janë një mbështetje e hapur ndaj shkeljes së ligjit. Ato janë gjithashtu ndërhyrje e fortë në çështjet hongkongase, rrjedhimisht në punët e brendshme të Kinës dhe padyshim do të dëmtojnë marrëdhëniet Kinë-Britani.

Së pari, Deklarata e përbashkët Kinë-Britani është një dokument politik për rimarrjen e sovranitetit të Hong-Kongut nga Kina dhe procesin e fazës kalimtare. Pas kthimit në atdhe, qeveria kineze ka sovranitetin mbi Hong-Kongun sipas Kushtetutës dhe ligjit bazë të këtij rajoni.

Së dyti, këta politikanë kanë deklaruar se liria e qytetarëve hongkongas është fituar nga Britania dhe përhapin spekulime se në Hong-Kong nuk është realizuar demokracia e vërtetë pas kthimit. Për këtë, studiuesi britanik Martin Jacques vuri në dukje se kjo thënie është hipokrizi britanike dhe gjatë periudhës së kolonializimit, "hongkongasit nuk e kanë parë hijen e demokracisë". Njerëzit e dinë që në atë periudhë, qytetarët në Hong-Kong nuk kishin të drejtën e votimit, nuk kishin sistem të pavarur juridik dhe as liri e demokraci të asnjë forme.

Së treti, qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ në Hong-Kong ka trajtuar dhunën sipas ligjit dhe rregullave përkatëse. Veprimet e qeverisë hongkongase janë të drejta dhe legjitime. Policia hongkongase ndalon krimet e dhunshme dhe arrestoi ekstremistët. Kjo është mbrojtja e nderit të Hong-Kongut në sundim sipas ligjit.

Hong-Kongu është Rajon i Posaçëm Administrativ i Kinës prej 22 vjetësh dhe nuk është më një koloni britanike. Çështjet hongkongase janë çështje të brendshme të Kinës dhe asnjë vend, organizatë apo individ nuk ka të drejtën e ndërhyrjes.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore