Bashkëpunimi Kinë-ShBA mirëpritet nga popujt

2019-07-04 19:52:13 CRI Komenti juaj Printoni

Gazeta amerikane "Washington Post" publikoi një letër të hapur për presidentin Trump dhe Kongresin, me temë "Veprimet armiqësore të ShBA-së ndaj Kinës do të kenë rezultat negativ".

Kjo letër është nënshkruar nga rreth 100 personalite të qarqeve akademike, diplomatike, ushtarake dhe tregtare, të cilët shprehën vëmendjen e tyre për rënien e marrëdhënieve Kinë-ShBA dhe janë të mendimit se kjo nuk përshtatet me interesat e ShBA-së dhe të botës. Sipas letrës, në Uashington nuk ekziston një unanimitet për kundërshtimin e gjithanshëm ndaj Kinës.

Kjo letër u shkrua bashkë nga 5 ekspertë të qarqeve të ndryshme, mes të cilëve dhe ekspertë që studiojnë marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe përfaqësues të qarkut politik me përvojë të pasur diplomatike. Këta 5 persona dhe 95 personalitete të qarqeve të ndryshme të ShBA-së mendojnë që kundërshtimi ndaj Kinës do të shkaktojë rezultate negative.

Ky zë i qartë objektiv tregon që një numër i vogël politikanësh amerikanë po nxisin "konfrontim","shkëputje" për qëllime personale dhe nuk mund të ndikojnë prirjen kryesore të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Siç theksohet në këtë letër, Kina nuk është armike e ShBA-së në ekonomi dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë natyrën e fitimeve reciproke. Vëllimi i tregtisë dypalëshe është rritur në mbi 630 miliardë dollarë në 2018-n nga më pak se 2.5 miliardë dollarë që ishte në vitin 1979. Niveli i përgjithshëm i ekonomisë së dy vendeve është rritur në 40% të nivelit botëror. Suksesi i Kinës është i lidhur me atë të ShBA-së dhe e anasjellta. Shtimi i tarifave doganore nga ShBA-ja bie ndesh me thelbin e marrëdhënieve dypalëshe me fitime të përbashkëta dhe sigurisht që do të dëmtojë të dyja palët.

Nëse dy vendet zbatojnë konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy udhëheqësit në samitin e G20-s, të nxisin konsultimet tregtare me barazi dhe respekt dhe të ecin drejt njëra-tjetrës, do të ketë shpresë për një rezultat të kënaqshëm për dy popujt dhe që mirëpritet nga e gjithë bota.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore