Negociatat ekonomiko-tregtare Kinë -ShBA nxiten nga barazia dhe respekti i ndërsjelltë

2019-06-30 15:06:57 CRI Komenti juaj Printoni

Më 29 qershor, gjatë samitit të G20-s në Osakë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping u takua me presidentin amerikan Donald Trump. Krerët e dy vendeve pranuan rinisjen e negociatave ekonomiko-tregtare mbi bazën e barazisë dhe respektit të ndërsjelltë. Pala amerikane u shpreh se nuk do të vendosë tarifa të reja shtesë ndaj produkteve kineze të eksportuara në ShBA. Delegacionet ekonomiko-tregtare do të zhvillojnë diskutimet për problemet konkrete.

Rinisja e negociatave ekonomiko-tregtare mes dy vendeve lëshon sinjale pozitive, përputhet me vullnetin e dy popujve dhe pritshmërinë globale, duke lehtësuar tensionin e tregut.

Si dy ekonomitë më të mëdha globale, divergjencat e bashkëpunimit ekonomiko-tregtar kino-amerikane janë të pashmangshme. Problemet kyçe janë trajtimi i dallimeve dhe nxitja e bashkëpunimit, nëpërmjet dialogut të barabartë dhe respektit të ndërsjelltë.

Kina është e hapur për vijimin e negociatës me palën amerikane, por ajo duhet të zhvillohet në bazën e barazisë dhe të respektit të ndërsjelltë, duke reaguar ndaj shqetësimeve të njëra-tjetrës. Statusi i dy palëve duhet të jetë i barabartë dhe rezultatet e negociatës duhet të kenë përfitime të ndërsjellta. Negociata nuk mund të zhvillohet nga presioni i njëanshëm dhe s'mund të arrihen rezultate me përfitim të njëanshëm. Në të njëjtën kohë, të dy palët duhet të respektojnë interesat thelbësore dhe shqetësimet e njëra-tjerës dhe mos shkaktojnë sfida ndaj "bazës parimore" dhe "vijës së kuqe".

Gjatë takimeve të krerëve të Kinës dhe të ShBA-së, pala amerikane u shpreh se nuk do të vendosë tarifa shtesë ndaj produkteve kineze, duke krijuar kushtet për rinisjen e negociatave ekonomiko-tregtare mes dy vendeve. Në të ardhmen, fokusi më kyç është që pala amerikane të zbatojë premtimet e saj me vepra konkrete, për t'iu afruar drejtimit të palës kineze. Sipas historisë prej 40 vitesh pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-amerikane, bashkëpunimi mes dy palëve ka sjellë përfitim të ndërsjelltë, konfliktet kanë shkaktuar dëme, bashkëpunimi është më i mirë se fërkimet dhe dialogu është më i mirë se konflikti. Divergjencat mes Kinës dhe ShBA-së duhet të zgjidhen me dialog dhe negociatë, të cilat janë në dobi të Kinës, ShBA-së dhe botës. Shpresojmë që delegacionet ekonomiko-tregtare të dy palëve të kapin shansin e çmuar të rinisjes së negociatave dhe të vënë në zbatim frymën e takimeve të krerëve të dy vendeve, të shtojnë besimin reciprok, të zgjerojnë mendimet unanime dhe të nxitin negociatën.

Në këtë samit, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi 5 masa të rëndësishme për shpejtimin e hapjes, që përfshijnë hapjen e mëtejshme të tregut, zgjerimin aktiv të importit, përmirësimin e vazhdueshëm të mjedisit tregtar, trajtimin e barabartë ndaj të gjitha kompanive në Kinë, nxitjen e negociatave ekonomiko-tregtare. Këto janë planet e parapërcaktuara të Kinës. Pavarësisht si do të jetë rezultati i negociatve kino-amerikane, Kina do të ndjekë me vendosmëri rrugën e vet.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore