Përballë antiglobalizimit, samiti i G20-s duhet të ngulë këmbë në objektivat fillestarë

2019-06-25 18:30:25 CRI Komenti juaj Printoni

 

Presidenti i Kinës Xi Jinping do të niset të enjten për në Osakë për të marrë pjesë në samitin e 14-të të liderëve të G20-s. Kjo është hera e shtatë që presidenti Xi merr pjesë ose drejton një samit të G20-s. Në samitet e kaluara, lideri kinez ka paraqitur propozimet e Kinës e ka ofruar urtësinë kineze, dhe ka treguar vëmendje për bashkëpunimin e G20-s dhe për përgjegësinë e duhur të vendeve të mëdha.

Në vitin 2008, liderët e G20-s diskutuan për politikat e përballimit të krizës financiare dhe të shmangies së uljes së ekonomisë botërore. Çdo vend anëtar i G20-ës ndërmori veprime të bashkërenduara, si stimulimi i monedhës, zgjerimi fiskal dhe reforma rregullatore, duke kontrolluar efektivisht krizën dhe duke shpëtuar besimin e tregut.

Gjatë 10 vjetëve, samiti i G20-s u shndërrua nga "mekanizëm i përballimit të krizës" në "mekanizëm afatgjatë qeverisjeje", duke u bërë një prej mekanizmave shumëpalësh në fushën e ekonomisë ndërkombëtare. Por me shfaqjen e prirjeve të unilateralizmit, të proteksionizmit dhe antiglobalizmit, veçanërisht me fillimin në mënyrë të njëanshme të mosmarrëveshjeve tregtare nga ShBA-ja dhe përshkallëzimin e tyre, vendet anëtare të G20-ës janë ndikuar në shkallë të ndryshme. Prandaj, samiti i Osakës po përballet me sfida më të mprehta dhe më të komplikuara.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se, nga ndikimi i mosmarrëveshjeve tregtare, rritja e tregtisë globale mund të ngadalësohet dhe të arrijë nivelin më të ulët qysh nga fillimi i krizës financiare. Sipas raportit "Parashikimi i ekonomisë botërore" të publikuar në qershor nga Banka Botërore, parashikimi i rritjes së ekonomisë botërore për vitin 2019 u ul në 2.6%, nga 2.9% që ishte parashikimi i janarit.

Përballë krizës dhe pasigurisë, të gjitha palët presin të shohin nëse Grupi i 20 vendeve do të tregojë unitet e besim për të përballuar sfidat.

Grupi i 20 vendeve zë 66 % të popullsisë së përgjithshme të botës, 85 % të vëllimit të përgjithshëm të ekonomisë botërore, 75 % të tregtisë ndërkombëtare dhe 85 % të investimeve botërore. Historia 10-vjeçare e samitit të G20-s ka treguar plotësisht që nëse vendet anëtare mund të lënë mënjanë divergjencat e të kapërcejnë vështirësitë e ndryshme, të bashkërendojnë qëndrimet dhe të kenë një bashkëpunim më të hapur, sistemi shumëpalësh mund të zgjidhë krizat dhe ta rikthejë ekonominë globale në rrugën e duhur.

Si vend anëtar i G20-ës, një varg idesh të rëndësishme dhe qëndrimesh të paraqitura nga Kina kanë luajtur rol të rëndësishëm për të kontrolluar panikun financiar dhe për të trajtuar krizën. Në samitin e G20-s në Hangzhou të vitit 2016, qeveria kineze ka paraqitur disa propozime, duke përshirë forcimin e bashkërendimit të politikave makroekonomike, krijimin e mënyrave të reja së rritjes dhe forcimin e potencialit të rritjes, përmirësimin e qeverisjes globale, ndërtimin e një ekonomie botërore të hapur etj., të cilat u vlerësuan lart nga bashkësia ndërkombëtare. Gjatë këtyre viteve Kina i ka zbatuar këto propozime dhe është bërë burimi i energjisë së rritjes së ekonomisë botërore.

Në sfondin e krizës globale dhe rritjes së faktorëve të pasigurt, çdo palë e G20-s duhet të koordinojnë qëndrimet, të trajtojë dallimet, të arrijë konsensus e të forcojë bashkëpunimin. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore