Kina: Raporti i BB-së, i njëjtë me konceptin e "Një brez, një rrugë"

2019-06-19 20:36:42 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Botërore publikoi së fundmi një raport me titull "Ekonomia e nismës "Një brez, një rrugë": shanset dhe rreziqet e korridorëve të transportit".

Në këtë raport thuhet se nisma "Një brez, një rrugë" mund të shpejtojë zhvillimin ekonomik të shumë vendeve dhe nëpërmjet saj mund të dalin nga varfëria 32 milionë njerëz.

Në raport thuhet gjithashtu se nisma "Një brez, një rrugë" duhet të zhvillojë reformën e politikave për të rritur transparencën, për të përmirësuar vazhdimësinë e buxhetit dhe për të ulur risqet mjedisore, sociale dhe nga korrupsioni.

Në një konferencë shtypi organizuar më 19 qershor, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh se 6 vjet pas propozimit të saj, nisma "Një brez, një rrugë" ka regjistruar arritje të mëdha dhe është bërë një platformë e bashkëpunimit ndërkombëtar ku vendet e botës marrin pjesë dhe një produkt publik i mirëpritur nga komuniteti ndërkombëtar. Qëllimi dhe fushat e bashkëpunimit të nismës "Një brez, një rrugë" përputhen me strategjitë e zhvillimit të shumë vendeve në zhvillim.

Nisma ofron kontribut për zhvillimin ekonomik e përmirësimin e jetës së popujve të ndryshëm, tha ai, duke shtuar se bashkëpunimi i ndërtimit të përbashkët "Një brez, një rrugë" ka kapërcyer pengesat infrastrukturore mes rajoneve, ka nxitur lidhjet reciproke dhe ka dhënë kontribut për liberalizimin e tregtisë botërore dhe rritjen ekonomike.

Banka Botërore dha vlerësim objektiv në këtë fushë dhe paraqiti disa këshilla mbi kontrollin e rreziqeve të nismës "Një brez, një rrugë".

"Gjatë Forumit të 2-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" që u organizua në prill, palët e ndryshme arritën unanimitet mbi konceptin e paraqitur nga Kina, ndërtimi i nismës "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë. Pala kineze është e gatshme të bashkëpunojë me partnerët e ndërtimit të nismës mbi bazën e bashkërendimit, ndërtimit dhe ndarjes së përbashkët të përfitimeve, hapjes e tolerancës, zhvillimit të gjelbër dhe transparent për realizimin e qëllimit me standard të lartë, përmirësimin e jetës së popullit dhe zhvillimin e vazhdueshë. Gjithashtu Kina është e gatshem të nxisë realizimin e unanimiteteve të arritura në Forum dhe të ndërtojë aktivisht marrëdhëniet e lidhjes reciproke globale, të nxisë arritjen e rezultateve të reja në ndërtimin e përbashkët "Një brez, një rrugë" me cilësi të lartë. Ky këndvështrim është i njëjtë me opionet e këshillat e raportit të Bankës Botërore," Lu Kang.

(Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore