Kinë-ShBA, nxiten shkëmbimet e mëtejshme dypalëshe në një simpozium përkujtimor

2019-06-19 09:53:04 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesëmarrësit në një simpozium të zhvilluar në Pekin me rastin e 40-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe ShBA-së, kanë bërë thirrje që të dyja palët të ruajnë dialogun.

Në këtë simpozium kanë marrë pjesë përfaqësues të qarqeve politike, akademike dhe tregtare të Kinës e SHBA-së.

Pjesëmarrësit janë shprehur që dialogu është i rëndësishëm për të kuptuar pasojat e tensioneve të tanishme tregtare mes dy palëve.

Presidentja e Fondit të Arsimit Kinë-ShBA Julia Chang Bloch shprehet:

"Ne duhet që, nëpërmjet vazhdimit të shkëmbimeve njerëzore, të vijojmë partneritetin mes Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe Federatës Mbarëkineze të të Rinjve (ACYF), me shpresën që të kthehemi sërish në gjendjen normale."

Disa pjesëmarrës amerikanë thanë se ata po presin që më shumë studentë kinezë të studiojnë në ShBA, në mënyrë që shkëmbimet dypalëshe në sektorin e arsimit të promovohen më tej.

Kenneth Gross është një prej tyre. Ai është anëtar i Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë.

"Unë sigurisht shpresoj që studentët nga Kina të vazhdojnë të vijnë në ShBA për të studiuar. Ka mijëra tani dhe do të ishte zhgënjyese nëse nuk vazhdojë kjo gjendje, sepse mendoj që lidhjet që janë krijuar dhe eksperiencat që kanë këta studentë kinezë, do të qëndrojnë me ta. Këto janë eksperienca që të ndryshojnë jetën," theksoi Kenneth Gross.

ShBA-ja ka vënë kufizim vizash ndaj studentëve kinezë në disa degë të caktuara dhe ka rishikuar ose ka hequr vizat e disa qytetarëve kinezë.

Gjithashtu, janë anuluar edhe vizat 10-vjeçare të disa akademikëve kinezë që studiojnë marrëdhëniet Kinë-ShBA.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore