Xi Jinping-u dhe Trump-i zhvillojnë bisedë telefonike

2019-06-19 08:51:48 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez dhe homologu i tij amerikan kanë zhvilluar të martën një bisedë telefonike me kërkesën e Uashingtonit.

Donald Trump-i tha se e vlerëson lart bashkëpunimin dypalësh ekonomik e tregtar dhe shpreson se ekipet e të dyja palëve do të gjejnë mënyrën për të zgjidhur sa më shpejt mosmarrëveshjen e tanishme nëpërmjet dialogut.

Xi Jinping-u u bëri thirrje të dyja palëve të zbatojnë konsesusin e arritur dhe të nxitin bashkëpunimin, bashkërendimin dhe marrëdhëniet e qëndrueshme dypalëshe mbi bazën e respektit të ndërsjellë.

Presidenti i Kinës ishte gjithashtu i një mendjeje që ekipet tregtare të të dy vendeve të mbajnë kontaktet dhe e nxiti palën amerikane t'i trajtojë sipërmarrjet kineze në mënyrë të drejtë.

Të dy liderët do të zhvillojnë një takim në samitin e G20-s në Japoni. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore