Kina vazhdon të mbështesë sistemin ndërkombëtar me OKB-në në qendër

2019-06-18 10:44:03 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang ritheksoi angazhimin e Kinës ndaj sistemit ndërkombëtar që ka në qendër OKB-në.

Gjatë takimit me presidenten e tanishme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Maria Fernanda Espinosa Garces në Pekin, Li u shpreh po ashtu se gjendja globale është komplekse dhe me shumë sfida.

Ai i bëri thirrje bashkisë ndërkombëtare që të ruajë bashkërisht statusin dhe rolin e OKB-së, të respektojë qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe të ruajë drejtësinë ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Espinosa tha se është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të ruajtur multilateralizmin dhe rendin ndërkombëtar. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore