Nis Sistemi i Lidhjes së Bursave Shangai-Londër

2019-06-17 20:10:36 CRI Komenti juaj Printoni

Sistemi i Lidhjes së Bursave Shangai-Londër nisi të hënën në kryeqytetin britanik pas përgatitjeve 4 vjeçare. Kjo nisje është me rëndësi të madhe për tregun kinez të aksioneve për hapjen me dy drejtime. Kjo është në favor të zhvillimit të bursave dypalëshe dhe krijimi i risive në sistem tregojnë vendosmërinë e palës kineze për hapjen e tregut të kapitalit.

Sistemi i Lidhjes së Bursave Shangai-Londër vjen pas Dialogut të 7-të Ekonomiko-Financar mes Kinës dhe Britanisë që u mbajt shtatorin e vitit 2015. Qëllimi i tij është zgjerimi i tregut të kapitalit të Kinës me dy drejtime, që kompanitë e listuara në të dyja bursat që plotësojnë kushtet mund të lëshojnë fatura depozitimi dhe të bëjnë transaksione në bursat respektive.

Falë Reformës dhe Hapjes në bursën e Kinës, Sistemi i tregtimit Shangai-Londër hap rrugën për një integrim më të mirë të Kinës në tregun ndërkombëtar të kapitaleve dhe të rrisë forcën e saj konkurruese.

Nisja e Sistemit të Lidhjes së dy bursave ka gjithashtu rëndësi për investitorët ndërkombëtarë dhe tregun britanik të aksioneve. Bursa e Shangait ka shumë kompani të fuqishme kineze dhe investitorët jashtë Kinës kanë rast të investojnë dhe përfitojnë nga këto ndërmarrje.

Njëkohësisht, në kohën kur Britania përgatitet për daljen nga BE-ja, Sistemi i Lidhjes së Bursave Shangai-Londër konsolidon statusin e Bursës së Londrës si bursa më e madhe në Europë dhe statusin e Londrës si Qendër Finanaciare Botërore.

Në ditën e hapjes së këtij sistemi në Londër po zhvillohet gjithashtu Dialogu i 10-të Ekonomiko-Financar Kinë-Britani.

Dy palët zhvilluan bisedimet mbi gjendjen makroekonomike, trajtimin e ekonomisë botërore, investimet tregtare, bashkëpunimin e mega-projekteve etj.

Analistët parashikojnë se drita jeshile e Sistemit të Lidhjes së Bursave Shangai-Londër do të thellojë më tej bashkëpunimin financiar mes dy vendeve dhe do të krijojë "Epokën e artë" Kinë-Britani e Madhe. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore