Kriza e "Boeing"-ut dhe tensionet tregtare hedhin re të zeza mbi Shfaqjen Ajrore të Parisit

2019-06-17 11:16:57 CRI Komenti juaj Printoni

Do të hapet të hënën edicioni i 53-të i Shfaqjes Ajrore të Parisit.

Veprimtaria zhvillohet mes shqetësimeve të sigurisë, fërkimeve tregtare dhe tensioneve në rritje në Gjirin Persik, duke ulur entuziazmin e prodhuesve më të mëdhenj të avionëve në botë.

Analistët thonë se kompanitë "Airbus" dhe "Boeing" po kërkojnë t'i bëjnë avionët e tyre të jenë më efikasë për sa i përket përdorimit të karburantit dhe të mbrojnë më shumë mjedisin.

John H. Schimidt, kreu i Hapësirës Ajrore dhe Praktikave të Mbrojtjes Globale, thotë:

"Pra, unë mendoj se ajo që do të shihni, sidomos kur të shikoni demonstrimin e fluturimeve, është një shembull i shtytjes elektronike që përdoret në një avion. Mendoj se çështja e mbrojtjes së mjedisit po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme. 'Airbus' dhe 'Boeing' po shohin se si mund të përmirësojnë produktet e tyre dhe të përdorin teknologji të reja, për të mbrojtur më shumë mjedisin për sa i përket çlirimit të gazit nga avioni. Do të ketë në vijim edhe tema të tilla si printimi 3D. Disa vite më parë kjo ishte diçka e re, ndërsa tani është diçka që po përhapet dhe po prodhon vërtet pjesë në shkallë të gjerë. Do të shihni shumë gjëra të tilla."

Në kundërshtim me shumë analistë, Schimidt beson se kompanitë ajrore do të vazhdojë të kenë një rritje të fortë.

Shfaqja e Ajrit e Parisit tërheq gjithashtu edhe blerësit e armëve.

Në këtë veprimtari do të jetë i pranishëm presidenti francez Emmanuel Macron.

Mrekulli
Lajmet Kryesore