Johnson fitues i raundit të parë për kreun e konservatorëve

2019-06-14 10:31:50 CRI Komenti juaj Printoni

Dhoma e ulët e Parlamentit Britanik mbajti të enjten raundin e parë të votimit të fshehtë për kreun e Partisë Konservatore, që do të jetë edhe kryeministër i ardhshëm i vendit.

Në këtë raund, kandidati për kreun e konservatorëve, ish-ministri i Jashtëm britanik, Boris Johnson, rezultoi fitues.

Bëhet e ditur se në këtë garë janë 10 kandidatë dhe se votuan të gjithë 313 ligjvënësit konservatorë.

Në datat 18, 19 dhe 20 qershor, Partia Konservatore do të nisë një raund votimesh për zgjedhjen e dy kandidatëve përfundimtarë.

Theresa May u dorëhoq nga posti i kryeministres pasi plani i saj për Brexit nuk gjeti mbështetjen e deputetëve britanikë dhe shumë nga ministrat ishin kundër politikës së saj.

Megjithatë, ajo do të mbetet në detyrë deri në zgjedhjen zyrtare të pasuesit të saj.

Kryeministri i ri duhet të marrë miratimin e Mbretëreshës për një mandat deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore