Geng: BE-ja ta shohë me objektivizëm rishikimin ligjor në Hong-Kong

2019-06-14 09:55:33 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e pjesës kontinentale të Kinës i bënë thirrje BE-së që t'i shohë me objektivizëm ndryshimet ligjore në rajonin e Hong-Kongut.

Sipas një deklarate, BE-ja tha se ndryshimet e propozuara ligjore mund të kenë pasoja me ndikim të gjerë për Hong-Kongun e hongkongasit.

Për këtë ka reaguar zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

"Çështjet e Hong-Kongut janë çështje të brendshme të Kinës dhe asnjë vend, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të ndërhyjë në to. Pala kineze shpreh pakënaqësi dhe kundërshtim të fortë ndaj komenteve të papërgjegjshme dhe të gabuara të BE-së mbi ndryshimet ligjore të Rajonit të Posaçëm Administrativ. I bëjmë thirrje BE-së ta shohë situatën me objektivitet dhe në mënyrën e drejtë, të masë fjalët dhe veprat si dhe të ndalojë ndërhyrjen në punët e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës."

Qeveria hongkongase propozoi në mars rishikimin e Urdhërit të Kriminelëve të Arratisur dhe atij të Ndihmës Reciproke Juridike në Çështjet Penale. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore