Luksemburgu do të organizojë takimin vjetor të BAII-së 2019

2019-06-13 10:33:58 CRI Komenti juaj Printoni

Luksemburgu do të organizojë takimin vjetor 2019 të Bankës Aziatike për Investime Infrastrukturore (BAII) në datat 12 dhe 13 korrik.

Kjo do të jetë hera e parë që ky takim mbahet jashtë Azisë prej themelimit të bankës mbi 3 vjet më parë.

Luksemburgu është një anëtar themelues i bankës.

Nënpresidenti i BAII-së, Danny Alexander, tha se ky takim pritet të nxisë lidhjen mes Azisë dhe Europës.

Me seli në Pekin, BAII-ja nisi veprimtarinë në janar 2016 dhe tani ka 97 vende anëtare nga e mbarë bota. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore