Bilanci tregtar i shërbimeve u rrit me 289 milionë euro

2019-06-13 09:42:20 CRI Komenti juaj Printoni

Bilanci tregtar i shërbimeve për tremujorin e parë të vitit shënoi tregues pozitiv në vlerën 289 milionë euro, me një rritje prej 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, eksporti i shërbimeve përfshin një gamë të gjerë sektorësh, që nga turizmi, industria minerare, e deri tek fasonët.

Turizmi në tremujorin e parë të vitit vijoi të japë një kontribut pozitiv në rritje.

Të ardhurat neto nga ky sektor, përfshirë diferencën mes turizmit hyrës dhe atij dalës, ishin 76 milionë euro.

Në vetvete eksportet e shërbimeve kanë një rëndësi të madhe në bilancin tregtar të vendit. Në vite, Shqipëria ka pasur një bilanc negativ në tregtinë e mallrave, por është pikërisht tregtia e shërbimeve që, sidomos në dekadën e fundit, ka ndihmuar në ngushtimin e deficitit total.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore