Përfundojnë përgatitjet për Lidhjen e Bursave Shangai-Londër

2019-06-13 20:10:40 CRI Komenti juaj Printoni

Bursa e Londrës njoftoi të mërkurën se kanë përfunduar përgatitjet për vënien në funksionim të sistemit të shumëpritur të Lidhjes së Bursave Shangai-Londër, raporton gazeta "China Daily".

Nëpërmjet këtij sistemi, emetuesit e bonove në Londër mund të lëshojnë fatura depozitimi në Bursën e Shangait.

"Huatai Securities", e cila e ka selinë në Nankin, mund të jetë kompania e parë që do të tregtohet duke përdorur Lidhjen e Bursave Shangai-Londër. Kompania ka marrë miratimin nga Autoriteti i Drejtimit Financiar i Britanisë për lëshimin e faturave të tyre depozituese globale për Bursën e Londrës, sipas uebsajtit të kompanisë.

Sistemi i tregtimit Shangai-Londër pritet të ndihmojë institucionet në Kinë që të integrohen më mirë në tregun ndërkombëtar të kapitaleve dhe të forcojnë bashkëpunimin midis qendrave financiare në Londër dhe Shangai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore