Fabrika "Airbus Tianjin", drejt montimit të 6 avionëve A320 në muaj

2019-06-12 10:01:51 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti europian i aeronautikës "Airbus" bëri me dije se qendra e montimit në Kinën veriore do të montojë gjashtë aeroplanë A320 në muaj deri në fillim të vitit 2020.

Qendra e Montimit të Airbusit A320 në Tianjin mund të realizojë montimin përfundimtar të avionëve të këtij tipi, duke përfshirë modelin e fundit A320neo.

Linja përfundimtare e montimit është zhvilluar gradualisht prej vitit të kaluar.

Sot, kjo qendër e themeluar në vitin 2008, mund të prodhojë rreth pesë avionë A320 në muaj. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore