13 vende anëtare të BE: Të hapen negociatat me Shqipërinë

2019-06-12 09:21:38 CRI Komenti juaj Printoni

Trembëdhjetë vende anëtarë të BE, përfshirë Italinë, Poloninë dhe Austrinë kanë publikuar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë takimit të nesërm të ambasadorëve në Bruksel.

Dhjetë vendet e mbetura janë Republika Çeke, Sllovakia, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Bullgaria, Lituania, Letonia, Estonia dhe Malta.

Në deklaratën e përbashkët vendet pro hapjes së negociatave theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij europiane.

Procesi i zgjerimit të BE-së ka një fuqi transformuese pozitive në Ballkanin Perëndimor dhe është një investim në paqen dhe stabilitetin në Europë. Kjo gjë është thelbësore për të siguruar përparimin e përgjithshëm të rajonit.

BE-ja duhet të përmbushë angazhimin e saj të qartë për integrimin europian të Ballkanit Perëndimor. Nuk ka një "plan B".

Në prag të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme këtë qershor, ata u bënë bënë thirrje të gjithë aktorëve të BE-së që të mbajnë dhe konsolidojnë vrullin pozitiv duke hapur negociatat e pranimit me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Fillimi i negociatave në qershor 2019 do të kontribuuojë në forcimin e reagimit të vendeve ndaj interesave të jashtme dhe të dëmshme të aktorëve të tjerë dhe do të sigurojë që BE-ja të vazhdojë të luajë rolin kryesor në transformimin pozitiv të rajonit. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore