Xi Jinping, mesazh urimi Forumit Botëror të Shëndetësisë në Qingdao

2019-06-11 15:11:31 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping dërgoi një mesazh urimi me rastin e hapjes së Forumit Botëror të Shëndetësisë pranë Forumit Aziatik të Boaos, që u hap të martën në qytetin bregdetar të Kinës, Qingdao.

Në mesazhin e tij, presidenti Xi nënvizoi se shëndetësia është dëshira e përbashkët e mbarë njerëzimit si dhe një pjesë e rëndësishme përbërëse për ndërtimin e përbashkët të bashkësisë njerëzore me fat të përbashkët.

Nxitja e çështjes së shëndetësisë globale është pjesë e rëndësishme për realizimin e procesit të Programit të OKB-së për Zhvillim të Vazhdueshëm 2030. Forumi Aziatik i Boaos ka synuar gjithnjë forcimin e zhvillimit dhe përfitimeve të përbashkëta të popujve në Azi dhe në mbarë botën.

Organizimi i këtij Forumi është një tjetër përpjekje e rëndësishme në këtë fushë. Presidenti Xi shprehu shpresën se ky forum do të bashkojë forcat dhe konsensuset e çdo pale, për të zhvilluar shkëmbime të ndërsjella, nxitur zhvillimin e sektorit shëndetësor në botë dhe forcuar bashëpunimin ndërkombëtar për të sjellë më shumë dobi për mbarë popujt. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore