Xi Jinping boton artikull në mediet e Kirgistanit

2019-06-11 15:10:56 CRI Komenti juaj Printoni

Më 11 qershor, para vizitës së tij në Kirgistan dhe pjesëmarrjes në Konferencën e 19-të të Udhëheqësve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh), presidenti i Kinës Xi Jinping botoi një artikull në gazetën "Slovo Kyrgyzstan" dhe Agjencinë e Lajmeve Kabar me titull "Shpresojmë që pema e miqësisë Kinë-Kirgistan të jetë më e lulëzuar".

Në këtë artikull theksohet se popujt e Kinës dhe Kirgistanit

ruajnë miqësinë tradicionale. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, lidhjet mes dy vendeve krijuan modelin e marrëdhënieve të tipit të ri bazuar në respekt e përfitim të ndërsjellë dhe bashkëpunim të barabartë.

Në artikull theksohet se besimi reciprok politik midis Kinës e Kirgistanit po forcohet më tej dhe se kufiri prej mbi 1 mijë kilometrash u bë urë e dy popujve. Dy palët përkrahin në mënyrë të ndërsjellë çështjet që prekin interesat thelbësore.

Po ashtu në këtë botim thuhet se pala kineze është e gatshme të punojë me palën kirgize për nxitjen e besimit reciprok strategjik dhe për ngushtimin e shkëmbimeve të nivelit të lartë si dhe për forcimin e shkëmbimeve e bashkëpunimit mes qeverive, parlamenteve, partive dhe të vijojnë përkrahjet reciproke në çështjet e sovraniteteve, të sigurisë, tërësisë territoriale etj.

Në artikull theksohet gjithashtu se Kirgistani si vend kryetar i radhës i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait ka bërë shumë punë aktive. Besojmë se me përpjekjet e palëve të ndryshme, samiti i

Bishkekut do të arrijë rezultate të pasura dhe do të nxitë zhvillimin e mëtejshëm të OBSh-së si dhe do të ofrojë më shumë lumturi për popujt e vendeve të ndryshme.

Mrekulli
Lajmet Kryesore