Kina shton financimin për përmirësimin e kushteve të banesave sociale

2019-06-10 10:57:34 CRI Komenti juaj Printoni

Shpenzimet financiare për ndërtimin e banesave sociale për banorët me vështirësi strehimi u rritën ndjeshëm në vitin 2018, njoftoi ditët e fundit Ministria e Financave e Kinës.

Bëhet e ditur se, shuma e përgjithshme e fondeve financiare për këto projekte arriti mbi 100 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2018, shifër kjo 46% më e lartë se në vitin 2017.

Këto shpenzime kanë ndihmuar në restaurimin e 6 milionë barakave në zonat urbane dhe të 2 milionë banesave të vjetëruara në zonat rurale.

Fondet u përdorën gjithashtu edhe për ndërtimin e infrastrukturës për 300 mijë banesa sociale me qira të ulët.(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore