Ekspertja kineze: Arsimi i lartë duhet të ekuilibrojë cilësinë me kërkesat e tregut

2019-06-10 10:30:52 CRI Komenti juaj Printoni

Institucionet e arsimit të lartë në Kinë po shtojnë numrin e pranimeve me shpejtësi. Megjithatë, disa ekspertë janë të shqetësuar për cilësinë e arsimit të lartë në vend.

Wang Yan është drejtore e Departamentit për Shkëmbime Ndërkombëtare në Institutin Kombëtar të Shkencave Arsimore të Kinës.

Ajo sugjeroi se arsimi i lartë duhet të përqendrohet më shumë tek ekuilibrimi i cilësisë së arsimit me kërkesat e tregut.

"Në nivel kombëtar është shumë e rëndësishme përputhshmëria e aftësive, pra që një universitet apo kolegj të mund të nxjerrë talente që përmbushin kërkesat e aftësive në tregun e punës. Vitin e kaluar, statistikat treguan se pothuajse 55 për qind e të diplomuarve hynë në një punë të ndryshme nga dega që kishin përfunduar në universitete apo kolegje. Nga ana tjetër, ka shumë punëdhënës dhe kompani që janë në kërkim të punonjësit të duhur, në veçanti, teknikë të lartë. Kjo do të thotë se ka ende një problem apo një sfidë të mospërputhjes së aftësive (mospërputhje mes aftësive dhe kërkesave të tregut), që është një sfidë por edhe një mundësi për reformën e arsimit të lartë".

Këtë vit, mbi 10 milionë kandidatë në të gjithë vendin morën pjesë në provimet e pranimit në universitet, numri më i lartë në dekadën e fundit. (Vera/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore