FMN: Tarifat e administratës së Trump-it minojnë sistemin e tregtisë globale

2019-06-07 10:16:04 CRI Komenti juaj Printoni

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka lëshuar një deklaratë, në të cilën thuhet se rritja e tarifave të importit dhe hapat e tjerë të ndërmarrë nga Uashingtoni po "minojnë sistemin global të tregtisë"

Huadhënësi ndërkombëtar me seli në Uashington tha se këto masa kanë rritur kufizimet në tregtinë e mallrave dhe të shërbimeve dhe kanë nisur një cikël kundërmasash tregtare.

Kjo deklaratë u publikua pas konsultimit vjetor të Nenit IV për të shqyrtuar ekonominë amerikane. Në të thuhet se është "veçanërisht e rëndësishme" që tensionet tregtare ShBA-Kinë të "zgjidhen sa më parë" përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse që forcon mekanizmin ndërkombëtar.

Në deklaratë thuhet se ShBA-ja do të kishte më shumë fitime nëse bashkëpunon me partnerët ndërkombëtarë për të forcuar sistemin tregtar shumëpalësh dhe të bazuar në rregulla. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore