Shqipëria fiton medalje inkurajimi në "Konkursin ndërkombëtar të mjeshtërive", në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë"

2019-06-04 11:09:34 CRI Komenti juaj Printoni

 

Nga 25 deri më 31 maj, në Qendrën e Ekspozitave Ndërkombëtare në Chongqing të Kinës u mbajt "Konkursi ndërkombëtar i mjeshtërive", në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Skuadra shqiptare përbëhej prej pesë vetash dhe kryesohej nga Luljeta Dauti, specialiste në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Shqipëria konkurroi në fushën e gatimit dhe lidhjes se rrjeteve dhe informacionit. Adriano Musta nga shkolla "Hoteleri Turizëm" në Tiranë, fitoi medalje inkurajimi në fushën e gatimit, me ndihmën e trajnerit të tij Olsjon Bilani, duke u renditur në vendin e 7-të nga 17 konkurrentët e vendeve të ndryshme.

"Konkursi ndërkombëtar i mjeshtërive" në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë", u bashkorganizua nga Ministria e Burimeve Njerëzore dhe e Sigurimeve Shoqërore e Kinës, Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës i Kinës, Agjencia e Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar e Kinës, dhe bashkia e Chongqing-ut. Tema e këtij konkursi ishte "Bashkëpunimi i mjeshtërive dhe zhvillimi i përbashkët". 698 konkurrentë nga 44 vende dhe rajone të ndryshme morën pjesë në këtë konkurs, dhe afro 50 mijë shikues vendës e të huaj e ndoqën atë. Në të u konkurrua në 18 kategori të ndryshme, si teknologjia elektronike, teknologjia e automjeteve, pajisjet elektronike, teknologjia e veshjeve, teknologjia e trajtimit të ujit, kujdesi shëndetësor dhe social etj. Konkursi është një platformë e mirë për shkëmbimin e mjeshtërive dhe për forcuar miqësinë midis vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë".(Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore