Kina, treg i madh që nuk ndikohet nga fjalët negative

2019-05-21 19:33:33 CRI Komenti juaj Printoni

Për grupin amerikan të veshjeve GAP, 2019 është një vit i veçantë. Me 50-vjetorin e krijimit të grupit, GAP planifikon që të mbyllë qindra dyqane në Amerikën e Veriut dhe të fokusohet tek biznesi në tregun kinez. Vetëm në prill, ai ka hapur 11 dyqane në Kinë dhe plani i tij për këtë vit është hapja e mbi 40 dyqaneve të reja.

Në fakt, përveç grupit GAP edhe investitorë të tjerë të huaj po shtojnë investimet në tregun kinez.

Të dhënat tregojnë se nga janari deri në prill, Kina ka shfrytëzuar investime të huaja prej 305.24 miliardë juanësh, 6.4% më shumë se një vit më parë. Investimet nga Koreja e Jugut, ShBA-ja dhe Gjermania kanë shënuar rritje përkatësisht me 114.1%, 24.3% dhe 101.1%.

Në kohën kur kapitali botëror po ngadalësohet, Kina ka thithur investime të huaja në tregun vendas, duke treguar besimin e investitorëve të huaj për zhvillimin e Kinës.

Së pari, besimi i kapitalit botëror bazohet tek tregu gjigant i Kinës. Një vend me afro 1.4 miliard banorë me shtresën e mesme me përmasën më të madhe në botë dhe me rritjen më të shpejtë ka krijuar një treg të madh e me shumë potencial.

Në tremujorin e parë të këtij viti, konsumi kontribuuoi 65.1% të rritjes ekonomike dhe vijon të mbetet motori kryesor për rritjen ekonomike të Kinës.

Së dyti, besimi i kapitalit botëror vjen nga gjallëria e tregut kinez. Në 4 muajt e parë, Kina ka tërhequr investime të huaja në një formë të ndryshme nga e kaluara dhe sektori i prodhimit me teknologji të larta dhe të re si dhe sektori i shërbimeve me teknikë të lartë po bëhen motori i ri për nxitjen e ekonomisë kineze.

Duke iu përmbajtur politikave dhe rregullave ligjore, Kina po bëhet një zonë me "tokë të pasur" për risitë teknologjike, rrjetin 5G dhe inteligjencën artificiale. P.sh, grupi Dell dhe Microsoft kanë krijuar përkatësisht aleancën e lokalizimit të prodhimit Smart, institutin studimor të Azisë dhe institutin novator të inteligjencës artificiale.

Së treti, besimi i investimeve nga ndërkombëtarët bazohet tek stabiliteti i tregut kinez. Në një gjendje me rritje të paqëndrueshmërisë, investimet e huaja i kushtojnë më shumë rëndësi stabilitetit dhe parashikueshmërisës së një tregu konsumi. Qeveria kineze po përballon vështirësinë e zhvillimit ekonomik me politika dhe masa të përshtatshme, si thellim i gjithanshëm i reformave dhe shtimin e hapjes, duke u dhënë investitorëve të huaj një "ilaç për stabilizimin e tensionit".

Kryeekonomistja e FMN-së, Gita Gopinath është e mendimit se qeveria kineze ka ndërmarrë veprime të vendosura dhe ka shfrytëzuar politikat fiskale dhe monetare. Kjo është arsyeja që kjo ekonomi është e qëndrueshme sipas Gopinath-it.

Ndërkohë, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping deklaroi në Forumin e Lartë për Bashkëpunimin Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" se Kina do të lehtësojë hyrjen e kapitalit të huaj në më shumë fusha, do të shtojë më tej bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale, do të shtojë me përmasa më të mëdha importin e mallrave dhe shërbimeve dhe do t'i kushtojë më shumë rëndësi zbatimit të politikave të hapjes me jashtë.

Kjo vendosmëri e ky vullnet i Kinës nuk do të dobësohen para asnjë lloj zhurme dhe tregu i madh i Kinës nuk do të ndikohet nga asnjë fjalë negative. (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore