Kina: Hetimet europiane vërtetuan pafajësinë e Huawei-t

2019-05-20 21:19:55 CRI Komenti juaj Printoni

Duke iu referuar hetimeve europiane mbi gjigantin kinez të telekomit "Huawei", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang u shpreh në një konferencë shtypi se ato vërtetuan pafajësinë e Huawei-t dhe dëshmuan mungesën e arsyes së ShBA-së në kundërvënien e e ndërmarrjeve të tjera.

Sipas njoftimeve të medieve gjermane, pas hetimeve shumëvjeçare, Britania e Madhe, Gjermania dhe BE-ja nuk gjetën "derën e pasme" në produktet e Huawei-t, por në pajisjet e Sisco-s amerikane janë zbuluar shpesh probleme me sigurinë.

Për këtë, Lu Kang reagoi se:

"Jemi në pritje të komenteve të palës amerikane për këtë gjë. Megjithatë, komuniteti ndërkombëtar nuk mban shumë shpresa për reagimin e palës amerikane pasi ajo mban gjithnjë heshtje ndaj kritikave mbi sulmet kibernetike, vjedhjen e informacioneve sekrete etj, pas çështjes së 'Prism'-it. ShBA-ja kritikon ndërmarrjet e vendeve të tjera sipas standardeve të veta, por pa prova konkrete. Hetimet europiane vërtetuan pafajësinë e Huawei-t dhe zbuluan mungesën e arsyes së palës amerikane në goditjen e ndërmarrjeve të vendeve të tjera me forcë shtetërore." (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore