Profesori i Universitetit Yale: ShBA-ja duhet ta shmangë gabimet e përsëritura historike

2019-05-20 20:18:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ekonomisti amerikan, profesori i Universitetit Yale, Stephen Roach u shpreh ditët e fundit se masat e qeverisë së Trump-it për rritjen e taksave ndaj produkteve kineze të importuara në ShBA "janë shumë të ngjashme me politikat e proteksionizmit tregtar të viteve '30."

Ai i bëri thirrje administratës së Trump-it të ndalojë veprimet e proteksionizmit tregtar dhe të shmangë gabimet e përsëritura historike.

Në një intervistë të ditëve të fundit për kanalin "Bloomberg" Roach tha se në majin e vitit 1930, mbi 1020 ekonomistë i shkruan një letër të hapur presidentit të atëhershëm amerikan Herbert Hoover, përmes së cilës i kërkonin t'i vendoste veto Aktit të Tarifave të Smoot-Hawley, kërkesë kjo që nuk u mor parasysh por përfundoi me nënshkrimin e Aktit.

Akti i Tarifave "The Smoot-Hawley" është masë e proteksionizmit tregtar. Pas nënshkrimit të tij, ShBA-ja nisi vendosjen e shumë tarifave për mbi 20 mijë mallra të importuara, duke shkaktuar masa hakmarrëse nga partnerët kryesorë tregtarë të ShBA-së dhe sjellë luftë tregtare botërore.

Tarifat provokuan një rënie të kërkesës, duke rënduar më tej Depresionin e Madh. Shkëmbimet tregtare të ShBA-ve ranë me 60% dhe ra me dy të tretat vëllimi i tregtisë globale.

Sipas njoftimeve të revistës "Forbes", kjo "përvojë e dhimbshme" ka lënë "gjurmë të forta" në politikën amerikane. Në 80 vitet e mëpasshme, nuk pati asnjë rast miratimi nga asnjë president apo kongres amerikan për masa proteksioniste në këtë nivel.

Por, sot shohim që ShBA-ja po bën hapa prapa dhe për të mos lënë përsëritjen e historisë mbi 1100 ekonomistë i drejtuan një letër presidentit dhe kongresit amerikan, ku i paralajmërojnë që të mos marrin masa proteksioniste të rritjes së tarifave.

Roach theksoi se ShBA-ja përballet me rrezikun e përsëritjes së gabimeve të së shkuarës. ShBA-ja pësoi humbje serioze pasi nuk dëgjoi kërkesat e ekonomistëve. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore