"Huawei": E drejta për të vendosur u përket konsumatorëve

2019-05-20 17:30:03 CRI Komenti juaj Printoni

Nga 16 deri më 18 maj u organizua në Paris Ekspozita Ndërkombëtare e Risive Teknologjike (Viva Technology). Kompania kineze "Huawei", që ka marrë pjesë shumë herë në këtë ekspozitë, solli sivjet përmbajtje të reja. Gjatë intervistës me zv.presidentin e Shërbimeve Cloud për Konsumatorët të "Huawei"-t Su Jie, ai thotë shpesh: "Ne ofrojmë shërbimet më të mira për konsumatorët", gjë që edhe është baza e fortë e "Huawei"-t përballë vështirësive.

Ekspozita Ndërkombëtare e Risive Teknologjike, që fokusohet në ndërlidhjen midis teknologjisë dhe kërkesave të ndërmarrjeve, filloi në vitin 2016. Gjatë katër vjetëve, kjo ekspozitë është bërë një veprimtari e rëndësishme në fushën e risive teknologjike. "Huawei" ka marrë pjesë në çdo edicion të kësaj ekspozite. Zv.kryetari i bordit të kompanisë Hu Hongkun mbajti një fjalim në ditën e parë të kësaj ekspozite me titull "Ndarja e përbashkët e epokës së risive". Shërbimet Cloud për Konsumatorët të "Huawei"-t e patën debutimin e tyre në këtë ekspozitë. Gjatë ekspozitës "Huawei" organizoi edhe Konferencën e 1-rë të Zhvilluesve në Europë. Zv.presidenti i Shërbimeve Cloud për Konsumatorët Su Jie tha se zgjedhja e Europës për të organizuar Konferencën e 1-rë të Zhvilluesve është për arsye që "Huawei" ka një grup të madh të përdoruesve jashtë Kinës:

"Numri i përdoruesve jashtë Kinës të regjistruar në llogarinë e "Huawei"-t arrin në 90 milion dhe parashikohet se deri në fundin e këtij viti kjo shifër do t'i kalojë 130 milionët. Prandaj do të ofrojmë shërbime të ndryshme cloud për këta përdorues. Konsumatorët në Europë, Lindjen e Mesme etj. kanë dallime me ata në Kinë në fushat e muzikës, të videove, të arsimit etj. Kemi bazën e numrit të madh të përdoruesve, prandaj organizuam konferencën e zhvilluesve. Në të ardhmen, do ta organizojmë çdo vit këtë veprimtari."

Qysh nga viti i kaluar, celularët e "Huawei"-t kanë qenë shumë të parapëlqyer në tregjet e huaja. Më 26 mars, "Huawei" publikoi në Francë celularët e rinj të serisë P30 dhe blerësit krijuan radhë jashtë dyqanit të "Huawei"-t në "Champs Elysees" të Parisit. Sipas kompanisë, numri i celularëve të shitur prej saj i kaloi 200 milionët vitin e kaluar dhe këtë vit ka mundësi t'i kalojë 250 milionët, nga të cilat vëllimi i shitjeve jashtë Kinës do të zërë 50%. Me shitjen e mirë të celularëve, shërbimet cloud të "Huawei"-t po zhvillohen shpejt. Tani numri i përdoruesve jashtë Kinës me llogari në "Huawei" i ka kaluar 90 milionët dhe numri i përdoruesve në mbarë botën ka arritur në 500 milionë.

Në këtë ekspozitë ndërkombëtare të risive teknologjike, "Huawei" publikoi "Platformën e mençur të shërbimeve të reja". Nëpërmjet kësaj platforme do të ulet vështirësia e zhvilluesve në krijim e provim, por edhe konsumatorët s'ka nevojë të shkarkojnë shumë aplikacione.

Gjatë intervistës, "konsumator" është përmendur shumë herë nga Su Jie. Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi pengimin e "Huawei"-t nga Departamentit i Tregisë i ShBA-së, ai tha se e drejta për të vendosur është në duart e konsumatorëve dhe trysnia e ShBA-së do të shndërrohet në energji për "Huawei"-n. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore