Shangai: "Microsoft"-i hap laboratorin më të madh të Internetit të Gjërave dhe të Inteligjencës Artificiale në botë

2019-05-20 11:07:52 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania amerikane "Microsoft" ka themeluar një laborator mbi Internetin e Gjerave dhe Inteligjencën Artificiale në Shangai, i cili do të nisë nga funksionimi të mërkurën.

Ky është laboratori i katërt i tillë dhe më i madhi deri tani, që kompania "Microsoft" ka krijuar në mbarë botën.

30 biznese kineze dhe të huaja ndër 300 aplikuesit u përzgjodhën si grupi i parë i ndërmarrjeve në laborator.

Laboratori do të ofrojë mbështetje për këto ndërmarrje në tre deri në gjashtë muajt e ardhshëm, duke ofruar burime harduerësh dhe softuerësh, shërbime cloud dhe qasje në ekosistemin e "Microsoft"-it.

Tre laboratorët e tjerë të kompanisë "Microsoft" ndodhen në Uashingon, Shenzhen dhe Mynih. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore