Kryediplomati kinez Wang Yi takohet me homologun iranian

2019-05-18 10:12:10 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi u takua të premten në Pekin me homologun iranian Mohammad Javad Zarif.

Kryediplomati kinez tha se Kina kundërshton me vendosmëri sanksionet e njëanshme dhe të ashtuquajturin "juridiksion të zgjatur" të palës amerikane, përkrah pa lëkundur marrëveshjen e gjithanshme bërthamore, dhe mbron autoritetin e OKB-së dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Konflikti rreth marrëveshjes bërthamore në thelb është luftë midis multilateralizmit e unilateralizmit, por multilateralizmi është rryma e drejtë historike.

Ministri Wang vlerësoi veprimet e palës iraniane, si zbatimi si duhet i detyrimeve të përcaktuara në marrëveshje, mostërheqja nga traktati etj., duke theksuar se Kina është e gatshme të bëjë përpjekje së bashku me Iranin për zbatimin e plotë të marrëveshjes, duke mos lejuar ndikimen e faktorëve të ndërlikuar.

Mohammad Javad Zarif u shpreh në takim se Irani nuk është fajtor për situatën e tensionuar aktuale. Sipas tij, Teherani nuk ka si qëllim të heqë dorë nga marrëveshja e gjithanshme dhe dëshiron të ruajë komunikimin me palët e ndryshme për ruajtjen dhe zbatimin e dokumentit.

"Irani nuk dëshiron të shohë luftë, por do paqe e stabilitet në rajonin e Gjirit Persik, si dhe mbrojtjen e statusit të ngushticës së Hormuzit si kanal i transportit ndërkombëtar. Pala iraniane vlerëson rolin e rëndësishëm të Kinës në mbrojtjen e marrëveshjes bërthamore dhe dëshiron të forcojë bashkërendimin dypalësh e shumëpalësh për të ruajtur interesat e përbashkëta dhe multilateralizmin", shtoi ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif.(Zhang Yan)

5

Mrekulli
Lajmet Kryesore