Geng:Kina mund të kapërcejë krejtësisht ndikimet e proteksionizmit amerikan

2019-05-16 10:43:17 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Geng Shuang tha të mërkurën se ekonomia kineze ka ruajtur rritjen e qëndrueshme dhe ka prirje pozitive. Masat proteksioniste të ShBA-së do të ushtrojnë ndikime mbi ekonominë kineze në një farë mënyre, por janë krejtësisht të kapërcyeshme. Kina ka besim dhe është në gjendje ta përballojë çdo rrezik dhe goditje të jashtme.

Geng Shuang i tha këto në një konferencë shtypi duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, se a bie dakord pala kineze me mendimet e palës amerikane, e cila është shprehur disa herë se ekonomia kineze nuk është aq e fortë dhe se pala kineze ka shumë dëshirë të arrijë marrëveshje ekonomiko-tregtare me palën amerikane? Si i vlerëson pala kineze ndikimet e fërkimeve tregtare kino-amerikane ndaj ekonomisë kineze?

Lidhur me këtë, Geng Shuang tha se "thëniet e palës amerikane janë plotësisht të pabaza." Ai tha se në tremujorin e parë të këtij viti, PBB-ja e Kinës pati rritje prej 6.4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përqindje kjo është më e lartë se parashikimi. Meriton të përmendet se kërkesa e brendshme është bërë motori kryesor i rritjes së ekonomisë kineze dhe vitin e kaluar, konsumi kontribuuoi 76.2% të rritjes ekonomike. Në Raportin e Parashikimit të Ekonomisë Botërore, të publikuar pak kohë më parë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ulet parashikimi i rritjes së ekonomisë globale për vitin 2019 në 3.3%, por ngrihet parashikimi për atë kineze prej 0.1 pikë përqindje deri në 6.3%. Kina është i vetmi vend ndër ekonomitë kryesore që ka ngritje në parashikimin e rritjes ekonomike.

Nga aspekti i tregtisë së jashtme, zëdhënësi i diplomacisë kineze tha se nga janari deri në prill të këtij viti, import-eksporti i Kinës pati rritje prej 4.3% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa eksporti ndaj BE-së dhe ASEAN-it patën rritje të ndjeshme. (Wang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore