Ushtarët izraelitë plagosin 65 palestinezë në lindje të Gazës

2019-05-16 10:41:38 CRI Komenti juaj Printoni

Të paktën 65 palestinezë u plagosën gjatë konflikteve me ushtarët izraelitë në lindje të Rripit të Gazës.

Konfliktet erdhën pas një tubimi nga mijëra palestinezë në afërsi të kufirit me Izraelin për të shënuar 71-vjetorin e al-Nakba ose Katastrofës, dita kur lindi shteti i Izraelit dhe nisi çështja e refugjatëve palestinezë, në vitin 1948.

Konfliktet ishin më pak të dhunshme se ato të vitit të kaluar, ku 61 palestinezë u vranë gjatë protestave të njëjta. (Li Huailiang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore