Kina publikon librin e bardhë mbi navigimin satelitor

2019-05-16 10:21:00 CRI Komenti juaj Printoni

Industria kineze e navigimit satelitor dhe e shërbimeve të vendndodhjes arriti në vlerën e 300 miliardë juanëve vitin e kaluar.

Kjo shifër u publikua në Librin e Bardhë nga Sistemi i Navigimit Satelitor Global (SNSG) dhe Shoqata Kineze e Shërbimeve të Bazuara në Vendndodhje (SSB).

Yu Xiancheng është përgjegjësi i kësaj organizate.

"Vlera e përgjithshme e prodhimit arriti në 301.6 miliardë juanë, duke u rritur 19% nga viti 2017. Ajo ka ruajtur një rritje dyshifrore për 8 vjet me radhë, duke dëshmuar vitalitetin e kësaj industrie, si dhe perspektivën e mirë për zhvillimin e saj."

Sektorët kryesorë të kësaj industrie përfshijnë qarkun e integruar, pajisjet, algoritme dhe programet.

Sipas raportit, vlera e këtyre sektorëve do të jetë mbi 100 miliardë juanë, duke zënë 35% të vlerës së përgjithshme.

Sistemi i Navigimit Satelitor Beidou (SNSB) kontribuoi 80% të vlerës së prodhimit të gjeneruar nga sektorët kryesorë.

Kina ka lëshuar 44 satelite SNSB dhe ky sistem u aplikua në shumë fusha përfshi transportin, punët detare, elektricitetin dhe punët civile.

Wang Yanyan është zv.Sekretar i përgjithshëm i SNSG-së dhe Shoqatës së SSB-së të Kinës.

"Praktikisht, Sistemi i Navigimit Beidou e ka transferuar fokusin e misionit nga aplikimi në hapësirë tek aplikimi në tokë. Shpenzimet e aplikimit janë në një rënie graduale, duke u ulur 30-50% nga niveli i shpenzimeve 3-5 vite më parë, duke sjellë një perspektivë të mirë për aplikimin në shkallë të gjerë të sistemit."

Mbi 80 milionë sete produktesh të brendshme terminale të SNSB u vunë në shërbim deri në fund të vitit të kaluar.

SNSB është bërë një ndër 3 sistemet kryesore satelitore që shërbejnë rrjetin e vëzhgimit botëror të oqeaneve.

Ky sistem është përdorur për zbulimin e rrjedhjeve të gazit në mbi 600 qytete dhe qyteza të Kinës.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore