Pekin, presidenti Xi takon homologun grek Pavlopoulos

2019-05-15 09:57:42 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të martën me homologun grek Prokopis Pavlopoulos, i cili ndodhet në Pekin për një vizitë shtetëtore dhe për të marrë pjesë në Konferencën për Dialogun e Qytetërimeve Aziatike.

Kreu i shtetit i Kinës tha se Kina dhe Greqia janë qytetërime të lashta me miqësi të gjatë.

Presidenti Xi tha se Kina është e gatshme të punojë me Greqinë për të nxitur bashkëpunimin dhe shkëmbimet kulturore si dhe për të ndërtuar bashkërisht nismën "Një brez, një rrugë".

"Zoti president, është kënaqësi që ju kemi sot këtu për Konferencën e parë të Dialogut të Qytetërimeve Aziatike dhe vizita juaj ka rëndësi të jashtëzakonshme për nxitjen e shkëmbimeve dhe mësimeve reciproke midis qytetërimeve aziatike e europiane gjithashtu edhe mes qytetërimeve të ndryshme në botë", tha presidenti Xi.

Presidenti grek Pavlopoulos u shpreh nga ana e tij se është e gabuar të propozohet ideja e "konfliktit midis qytetërimeve". Në vend të saj, sipas tij, duhet të propozohet që qytetërimet e ndryshme të respektojnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri.

Presidenti grek shtoi se vendi i tij është i gatshëm të kapë shanset historike të sjella nga nisma "Një brez, një rrugë" për të thelluar bashkëpunimin me Kinën, duke luajtur një rol aktiv në forcimin e marrëdhënieve Kinë-Europë.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore