Kina, 2 mld RMB për trajnimin e mësuesve në zonat rurale

2019-05-14 10:45:45 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Financave e Kinës ka ofruar një fond të posaçëm prej 2 miliardë juanësh në mbështetje të trajnimit të mësuesve në kopshtet, shkollat dhe gjimnazet e zonave rurale të vendit.

Ministria i nxiti departamentet arsimore të përdorin fondet me efektivitet në mbështetje të programeve trajnuese në rajonet e varfra.

Marrëveshja u hartua për zbatimin e një plani kombëtar, që synon trajnimin e mësuesve në zonat rurale nga viti 2015 deri në vitin 2020.

Në 9 vitet e fundit, qeveria qendrore ka shpenzuar mbi 15 miliardë juanë për programe të tilla trajnimi. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore