Mogherini: ShBA-ja duhet të ushtrojë kufizim maksimal ndaj Iranit

2019-05-14 09:47:01 CRI Komenti juaj Printoni

Shefja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini i bëri thirrje ShBA-së të ushtrojë kufizim maksimal dhe të shmangë çdo përshkallëzim ushtarak me Iranin.

Mogherini e tha këtë pas një takimi me sekretarin amerikan të Shtetit Mike Pompeo në Bruksel.

"Sekretari Pompeo na dëgjoi qartë sot, jo vetëm nga unë, por edhe nga ministrat e vendeve anëtare të BE-së. Sot po jetojmë në një moment kyç e delikat dhe duhet të marrim një qëndrim më të përshtatshëm dhe më të përgjegjshëm, si ai i përmbajtjes maksimale për të shmangur ndonjë acarim nga ana ushtarake."

Mogherini nënvizoi se Irani vijon të veprojë në përputhje me marrëveshjen bërthamore dhe BE-ja do të bëjë të gjitha përpjekjet për të vazhduar zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore.

Tensioni u rrit pas tërheqjes së ShBA-së nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe superfuqive të botës.

Vendet nënshkruese europiane e mbështesin ende këtë marrëveshje dhe janë zotuar të anashkalojnë rivendosjen e sanksioneve të ShBA-së pas tërheqjes së saj.

Javën e kaluar, Irani paralajmëroi për nisjen e pasurimit të uraniumit në nivelin më të lartë brenda 60 ditësh, nëse fuqitë botërore do të dështojnë në arritjen e kushteve të reja mbi marrëveshjen. (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore