10 qytete e provinca kineze do të eksperimentojnë eksportin e makinave të përdorura

2019-05-07 20:32:43 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, Kina publikoi "Njoftimet për eksportin e makinave të përdorura në krahinat ku janë pjekur kushtet", ku përcaktohet se 10 pikat eksperimentale, si Pekini, Tianjin-i, Shangai, Taizhou i provincës Zhejiang etj., mund të bëjnë eksportin e makinave të përdorura. Lidhur me këtë, zv.drejtori i Institutit të Tregtisë Ndërkombëtare të Akademisë Kineze të Tregtisë dhe të Ekonomisë Ndërkombëtare Bai Ming tha:

"Tani Kina është vendi më i madh i prodhimit dhe i shitjes së makinave në botë. Në të ardhmen, industria kineze e makinave do të kërkojë një hapësirë më të madhe tregu për t'u transformuar e përmirësuar. Vitet e fundit prodhimi dhe shitja e makinave në Kinë ndodhet në një gjendje të ndalimit të rritjes. Në këtë situatë, duhet të shpejtojmë ndërrimin e makinave. Shumë automjete të zakonshme kanë një gjendje të mirë përdorimi. Duhet t'i inkurajojmë konsumatorët t'i ndërrojnë makinat. Këtyre makinave duhet t'u jepet një mundësi dhe jo të çohen për skrap. Prandaj zgjerimi i eskportit të makinave të përdorura është një drejtim i mirë."

Por Bai Ming vuri në dukje se, në krahasim me vendet e zhvilluara, Kina sapo ka filluar të bëjë eksportin e makinave të përdorura. Standardi i eksportit, ligji dhe rregullat duhet të përmirësohen më tej.

"Meqenëse kushtet e makinave të përdorura janë të ndërlikuara, ato kanë kërkesa të larta teknologjike. Madje edhe kërkesat e ligjit janë të ndërlikuara. Eksporti i makinave të përdorura nuk është i lehtë dhe kërkon sistemin e shitjes, sistemin e shërbimeve jashtë Kinës, sistemin e sigurimit për konsumatorët e shitësit dhe sistemin financiar, duke përfshirë kreditë dhe sigurimet e makinës së përdorur." 

"Njoftimet" e publikuara kërkojnë të krijohet sistemi i punës të bashkërendimit të sektorëve, të detajohen metodat e zbatimit sipas gjendjes vendore dhe të zgjidhen ndërmarrjet e eksportit. Njëkohësisht "Njoftimet" kërkojnë të hartohen rregullat e kontrollit të eksportit të makinave të përdorura për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e produkteve. Në dokument theksohet se ndërmarrjet e eksportit të makinave të përdorura duhet të kenë garancinë e shërbimeve pas shitjes jashtë Kinës, për të ruajtur imazhin e mirë të eksportit të makinave të përdorura kineze. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore