Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski fiton zgjedhjet presidenciale

2019-05-06 16:47:24 CRI Komenti juaj Printoni

Kandidati properëndimor Stevo Pendarovski ka fituar balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, tha një zyrtar zgjedhor natën e së dielës.

Presidenti i ardhshëm është një kandidat i përbashkët i koalicionit qeverisës të Partisë së Bashkimit Socialdemokrat (SDSM) dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), u shpreh kreu i Komisionit Zgjedhor Shtetëror Oliver Derkovski.

Sipas të dhënave të këtij komisioni, pas numërimit të të gjitha votave, Pendarovski fitoi zgjedhjet me 51.66 për qind të votave në raundin e dytë. Ndërkohë, 44.73 për qind e votuesve mbështetën Gordana Siljanovska-Davkovën, një kandidate e përkrahur nga partia kryesore e opozitës VMRO-DPMNE, kurse 3.61 % e votave ishin të pavlefshme.

"Unë do të jem presidenti i të gjithë popullit dhe do ta mbështes qeverinë për të gjitha projektet e rëndësishme, por gjithashtu do të jap vërejtjet e do të bëj sugjerimet e mia dhe do të punoj në interes të qytetarëve," tha Pendarovski në një fjalim pas njoftimit së fitores së tij, duke shtuar: "Ju keni vendosur në këto zgjedhje që ne duhet të ecim përpara".

Rezultati i zgjedhjeve është një çimentim i rrugës drejt BE-së, NATO-s dhe vendeve të zhvilluara, shtoi Pendarovski, i cili ka premtuar se do të përpiqet për anëtarësimin e vendit të tij në këto organizata.

Mrekulli
Lajmet Kryesore