2019-05-06 11:16:03 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
"Rritja e lartë e konsumit dhe punësimit ka mbështetur rritjen ekonomike", thekson BB-ja.
Nga ana tjetër Banka Botërore thekson se "eksportet neto kontribuuan në një rritje prej 1.3% të PBB-së së Shqipërisë, falë rritjes së eksportit të energjisë elektrike të prodhuar nga centralet hidrike dhe një sezon i mirë turistik".
Sipas institucionit ndërkombëtar më të rëndësishëm financiar me qendër në Uashington, "në vitin 2018 rritja ekonomike, kushtet fiskale, dhe menaxhimi aktiv i borxhit ulën borxhin publik në Shqipëri".
"Mes vitit 2017 dhe 2018, politikat e forta fiskale ndihmuan në reduktimin e mëtejshëm të borxhit publik në raport me PBB-në nga 71.8% në 68.6%", thekson BB-ja. (ATSH)