Kinë, udhëzime për zhvillimin e integruar urban-rural

2019-05-06 11:04:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka publikuar udhëzime për nxitjen e zhvillimit të integruar urban-rural.

Udhëzimet synojnë heqjen e barrierave që pengojnë rigjallërimin rural dhe shpejtimin e modernizimit të fushave bujqësore e rurale.

Thuhet se para fundit të vitit 2022 do të reformohen sistemet në këtë drejtim dhe Kina do të heqë gradualisht kufizimet për migrim urban.

Kina synon që deri në mes të këtij shekulli, të përmbushë integrimin gjithëpërfshirës të zonave urbane e rurale dhe rigjallërimin rural. Ajo gjithashtu synon realizimin fillestar të prosperitetit për çdo banor.

Për të arritur këto objektiva, Kina do të anullojë barrierat që frenojnë qarkullimin e lirë të burimeve midis zonave urbane dhe rurale, duke sjellë impuls të ri për zhvillimin e fshatit.(Zhang Yan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore