Kina shton veprimtaritë për promovimin e turizmit dhe kulturës në botë

2019-05-06 10:43:12 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të organizojë veprimtari promovuese të kulturës dhe të turizmit, me temë "Java Kineze e Turizmit dhe Kulturës", nga 15 maji deri më 30 qershor.

Është programuar të mbahen mbi 200 veprimtari nëpër qytete të ndryshme të botës, përfshi në Madrid, Seul dhe Kopenhagen.

Gjithashtu në Suzhou të Kinës do të mbahet një Festival Ndërkombëtar i Turizmit në fund të majit.

Qendrat kulturore kineze në vendet e huaja, duke përfshirë Hungarinë, Japoninë dhe Singaporin do të zhvillojnë evente promovuese për të shfaqur produktet kulturore dhe turistike të Suzhou-t.

Mrekulli
Lajmet Kryesore