Vazhdon ulja e çmimeve javore të prodhimeve bujqësore në Kinë

2019-05-02 09:14:25 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat nga Ministria e Tregtisë tregojnë se çmimet e prodhimeve bujqësore në Kinë vazhduan të ulen javën e kaluar.

Çmimi i përgjithshëm i këtyre prodhimeve pati një ulje javore 0.4 për qind, pas një rënieje 0.8 për qind në javën e mëparshme.

Çmimi mesatar i shitjes me shumicë të 30 llojeve të perimeve u ul 4.7 për qind.

Çmimi me shumicë i mishit të derrit dhe mishit të viçit patën rritje krahasuar me një jave më parë.

Të dhënat tregojnë se Treguesi i Çmimeve të Konsumit i Kinës pati një rritje vjetore 2.3 për qind në mars, krahasuar me rritjen 1.5 për qind në shkurt.

Ushqimi përbën rreth një të tretën e Treguesit të Çmimeve të Konsumit të Kinës. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore