70-vjetori i Marinës Kineze, mbërrijnë në Qingdao anije të 11 shteteve

2019-04-22 20:56:56 CRI Komenti juaj Printoni

23 prilli shënon 70-vjetorin e Marinës Kineze.

Në qytetin port të Qingdaos në Kinë janë ankoruar 16 anije nga 11 vende për t'iu bashkuar ngjarjeve shumëkombëshe detare me rastin e jubileut të 70-të të Marinës së Ushtrisë Çlirimtare të Popullit Kinez.

Brunei, Koreja e Jugut, Australia dhe Singapori dërguan secila nga një luftanije ndërsa India dërgoi dy, destrojerin D63 INS Kolkata dhe anijen cisternë INS Shakti.

Kolkata është shkatërruesi më i ri i raketave kundërajrore të marinës indiane me një kapacitet 7,500 tonë.

Kryekomandanti i INS Kolkata Aditya Hara tha se po pret zhvillimin e aktiviteteve të ardhshme dhe i vlerësoi ato si një platformë për shkëmbimet mes flotave të vendeve të ndryshme.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të gjitha marinat të punojnë së bashku, të marrin pjesë në qëllimet e mëdha të përbashkëta që kanë vendet tona. Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu dhe mezi presim të bashkëveprojmë me homologët tanë kinezë".

"BRP Tarlac" është luftanija më e madhe e Filipineve me një kapacitet prej 11 mijë tonësh. Ajo mund të mbajë 500 marinarë, 40 automjete dhe pesë helikopterë të madhësisë së mesme.

Kapiteni i marinës Francisco Tagamolila kryeson delegacionin detar të Filipineve dhe shprehu pritshmërinë e shtimit të shkëmbimeve mes dy marinave.

Marina kineze do të dërgojë 32 anije luftarake dhe 39 avionë për të marrë pjesë në një paradë të përbashkët detare në ujërat pranë Qingdaos.

Qingdao po pret delegacione të marinës nga më shumë se 60 vende dhe anije nga më shumë se 10 vende të ftuara për të marrë pjesë në festimet e së martës.

Ngjarjet përkujtimore shumëkombëshe do të mbyllen të enjten.

Mrekulli
Lajmet Kryesore