BAII miraton anëtarësimin e Bregut të Fildishtë, Guinesë, Tunizisë dhe Uruguajit

2019-04-22 20:17:14 CRI Komenti juaj Printoni

Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë (BAII) ka miratuar anëtarësimin e Bregut të Fildishtë, Guinesë, Tunizisë dhe Uruguajit.

Me anëtarësimin e katër vendeve të reja, numri i përgjithshëm i anëtarëve arriti në 97.

Anëtarësimi zyrtar i vendeve të reja do të miratohet pas kalimit në proceset e miratimit vendas si dhe pas depozitimit të këstit të parë të kapitalit në bankë.

Ngritur në fillim të vitit 2016, BAII-ja me seli në Pekin ofron kryesisht financime për përmirësimin e infrastrukturës në Azi.

Mrekulli
Lajmet Kryesore