Këshilli i përkohshëm ushtarak sudanez premton t'ia dorëzojë popullit pushtetin

2019-04-22 14:17:57 CRI Komenti juaj Printoni
Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudanit ka ritheksuar premtimin e tij për t'ia dorëzuar pushtetin popullit.

Kryetari i tij Abdel-Fattah al-Burhan thotë se Këshilli është i gatshëm të fillojë sa më parë periudhën kalimtare.

Ai është zotuar se gjatë periudhës kalimtare, asnjë subjekt politik sudanez, përveç Partisë së Kongresit Kombëtar në pushtet, nuk do të përjashtohet.

Al-Burhan-i u shpreh gjithashtu se një sasi e madhe parash është gjetur në rezidencën e presidentit të larguar Omar al-Bashir dhe se ato janë depozituar në Bankën Qendrore të Sudanit.

Këshilli Ushtarak Kalimtar i Sudanit është i ngarkuar me administrimin e punëve të vendit pas rënies së regjimit të Al-Bashirit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore