Reforma nxit zhvillimin cilësor të industrisë kineze të filmit

2019-04-15 15:38:59 CRI Komenti juaj Printoni


Fjalë kyçe: 电影---[ diàn yǐng]---Film

Në kryeqytetin kinez nisi edicioni i 9-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit i Pekinit.

Si një ndër forumet e këtij edicioni, Forumi i Filmit me rastin e 70-vjetorit të themelimit të Kinës së re u mbajt të dielën. Kineastë, specialistë dhe studiues të industrisë kinematografike kineze i hodhën një këndvështrim procesit të zhvillimit të filmit gjatë 70 vjetëve.

Filmi kinez fantashkencor "Toka endacake" fitoi shumë të ardhura nga shitja e biletave dhe u prit shumë lart në tregun kinez të filmit. Në këtë film pasqyrohet stili kinez i heroizmit kolektiv, duke bërë histori në industrinë kineze të filmit. Regjisori i këtij filimi Guo Fan tha se:

"Duhet ta vlerësojmë këtë epoke, pasi falë saj realizohen stile të ndryshme, për shembull, nëse nuk ka sfond të kohës dhe zhvillim të vendit, filmat fantashkencorë nuk mund të pranohen nga publiku. Kur pamë roverin 'Yutu-2' që mbërriti në Hënë, krijuam besim të fortë ndaj sektorit hapësinor dhe astronautëve. Prandaj, kur shohim astronautët dhe anijet kozmike ne film, ne do i besojmë"!

Sekretari i grupit të Partisë Komuniste të Shoqatës së Filmit të Kinës Zhang Hong tha se me thellimin e vazhdueshëm të Reformës dhe Hapjes, industria kineze e filmit u zhvillua me shpejtësi të lartë dhe kanë dalë shumë zhanre të ndryshëm.

电影---[ diàn yǐng]---Film

Me përpjekjet e kineastëve të disa brezave, filmi kinez ka treguar prirjen e zhvillimit të mirë dhe është futur në tregun botëror. Duke ecur në Epokën e Re, globalizimi i ekonomisë dhe informatizimi i teknologjisë, sektori i filmit i Kinës është futur gjithashtu në kohën e artë të zhvillimit të shpejtë. Sipas statistikave, vëllimi i përgjishëm i biletave të shituara në mbarë vend arriti në 60.9 miliardë juanë në vitin 2018 nga 17 miliardë juanë në vitin 2012. Kina u bë tregu i dytë në botë dhe vend i madh i prodhimit të filmit në botë. Në vitin 2012, Kina pati 10 mijë ekrane filmi, shifër kjo që ishte mbi 60 mijë vitin e kaluar, duke zënë vendin e parë të numrit të ekraneve të filmit të botës.

Tani, Kina po ecën në rrugën e vendit të fortë në këtë fushë. Regjisori i njohur kinez Xie Fei u shpreh se për t'u shndërruar në një vend me industri të fortë kinematografie, Kina duhet të rishikojë historinë gjatë 70 vjetëve dhe të mësojë nga përvoja e të vijojë reformën.

"Nëse Kina dëshiron të ecë sot në rrugën e një vendi me treg të zhvilluar filmi, ajo duhet të mësojë nga përvoja, të vijojë reformën, jo vetëm mbi idetë e krijimit, por edhe në administrimin e sektorit." (Fang Xiaoyu)

Mrekulli
Lajmet Kryesore